Grupet kriminale shqiptare po forcohen gjithnjë e më shumë në Romë dhe provincat e saj

154
Sigal

Analiza e Raportit të fundit të Antiamfias Italiane, konfirmon se në kryeqytetin italian Romë e në provincën e saj, grupet kriminale shqiptare janë mjaft aktive në trafikun e drogës, prositucionit e grabitjes.

“Roma, nënvizon raporti, është një metropol ndërkombëtar e pikë kryqëzimi e previlegjuar e organziatave kriminale dhe atyre të huaja.”

Roma ka një dendësi të lartë të popullsisë dhe etnike, që shpesh për shkak të problemeve e konflikteve sociale favorizon mikrokriminalitetin e reklutimin e lehtë nga organizatat mafioze.

Gjatë këtij gjashtëmujori pune të Antimafias italiane evidentohet se në territorin e kryeqytetit italian “janë të shumta aktivitetet kriminale të kryera nga grupe etnike, Janë grupe kriminale të ndryshme e komplekse që në shumicën e rasteve mbajnë raporte me grupet homologe në vendin e origjinës duke ruajtur të njëjtën mënrë veprimi e objektiv kriminal.

“Shpesh këto grupe, nënvizon raporti, kanë një shtrirje transkombëtare e veprojnë me metoda tipike mafioze. Përdorimi i dhunës dhe aktet e frikësimit, përdorur nga to është një akt funksional për të garantuar një kohezion të brendshmë e për të trembur e nënshtruar viktimat duke i detyruar heshtjen, gjë që e vështirëson identifikimin e problemit.”

Në panoramën kombëtare italiane Roma shfaqet si një laborator kriminal ku mafiet tradicionale bashkëjetojnë e ndër reagojnë me grupet kriminale autoktone, gjë që kërkon vazhdimisht një ekulibër të garantuar nga një njohje reciproke që mbron shkëmbimin e shërbimeve të dyanshme.

Grupet kriminale shqiptare, thuhet në këtë raport, po forcohen gjithnjë e më shumë në trafikun e lëndëve narkotike. Mjaft e fortë është një aftësia e tyre për të vendosur lidhje me kriminalitetin e organizuar vendas si dhe me atë të tipit mafioz.

Organizatat kriminale shqiptare në Romë merren kryesisht me trafikun e drogës, prostitucion, si dhe grabitje, shpesh me përdorim të armëve.

Një nga operacionet e sukseshsmë të punës gjashtëmujore të Antimafias Italaine është operacioni i koduar “Magliana Felix”, që shkatërroj një grup kriminal trafikantësh droge i përbërë nga një ish anëtarë i bandës famëkeqe Magliana e me veprim në zonën Tuffello.

Ky operacion qe vazhdim i atij të mëparshëm i koduar “Gran Raccordo Criminale” që coi në urdhër arrestimin e 50 personave e mes të hetuarve ishte dhe kapo ultra i skuadrës së Lazios, Fabrizo Piscitelli, i njohur me nofkën Diabolik që u ekzekutuar më gusht të 2019 në një park të Romës.

Hetimet kanë zbardhur se Diabolik drejtonte një grup trafikantësh përbërë kryesisht nga shqiptarë, i quajtur “batteria Ponte Milvio” e për menaxhimin e trafikut të drogës mbante lidhje dhe klanin mafioz Casamonica e me grupe të tjera shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare veprojnë në territorin roman dhe përmes grupeve multietnike. Në disa operacione janë arrestuar shtetas rumunë që punonin si korrierë droge për llogari të shqiptarëve apo janë zbardhur aleanca kriminale me grupe nigeriane për trafikun e qënieve njerëzore e shfrytëzim prostitucioni.