Greqia ‘ngrin’ në ditët e para të 2019

533
Sigal

Fenomeni “Rafael” në Greqi, me temperatura tepër të ulta, dëborë, rreshje të furishme dhe erëra të forta në Egje deri në 9 boforë. Greqia qendrore si Peloponezi, Arkadia, ishujt e Jonit dhe Atika përballen me probleme të shkaktuara nga moti i egër.

Dëborë mbi 20 cm në qytetin e Larisa, Nafpaktos, periferia e Athinës dhe qytete të tjera. Mbi 100 thirrje telefonike për ndihmë në zjarrfikëse të kryeqytetit Athinë vetëm ditën e parë të vitit, nga erërat e fuqishme që kanë shkulur dhe pemë të mëdha. Mbyllur disa akse të autstradës Athinë Korinth si dhe Athina-Patra, nga dëbora dhe ngrica.

Pas fenomenit “Rafael” Greqia pret një tjetër furtunë të egër të quajtur “Sofia”, gjithashtu në ditët e para të Vitit të Ri 2019.