Danimarka lehtëson masat ndaj koronavirusit, javën e ardhshme rinis shkolla

284
Sigal

Danimarka do të hapë shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor të mërkurën e ardhshme, si pjesë e planit të lehtësimit të masave kundër pandemisë së koronavirusit, duke qenë se numri i të prekurve me Covid-19 në vendin skandinav është stabilizuar.

Ndërkohë që masat shtrënguese për mbylljen e lokaleve, restoranteve, qendrave tregtare dhe ndalimi i grumbullimeve publike prej më shumë se dhjetë personash, do të qëndrojnë në fuqi dhe për të paktën një muaj.

Danimarka deri tani raporton mbi 5000 persona të prekur me koronavirus dhe një total prej 237 viktimash, ndërkohë që shifrat kanë regjistruar një stabilizim në ditët e fundit.

Kryeministrja Mette Mette Frederiksen paralajmëroi se plani do të funksionojë vetëm nëse rregullat e mbylljes totale do të lirohen gradualisht. “Është njësoj sikur të ecësh mbi një litar”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp.