Greqia në “luftë” me flakët, forcat tokësore dhe ajrore mobilizohen për të shuar flakët

138
Sigal

Forca tokësore dhe ajrore janë mobilizuar menjëherë pas zjarrit të rënë në një hapësirë agropylltarie në zonën e gjerë të Zelios, Fthiotidë në Greqi.

Për shkak të situatës së vështirë për shuarjen e flakëve janë bërë bashkë zjarrfikës nga Atalanti, Agios Konstantinos, Lamia dhe Argyrochori .

Ndërkohë erërat e forta në zonë duket se kanë vështirësuar punën, por me ndihmën e avionëve autoritetet shpresojnë që së shpejti të vendosin në kontroll flakët.

Sakaq më herët pasditen e së dielës, një zjarr ka rënë në një zonë pyjore në zonën e Vunihorës në Fokidë.