Greqia kërkon punëtorë! Ka nevojë për 250 mijë punëtorë në turizëm, bujqësi e ndërtim

165
Sigal

Sipas mediave të vendit fqinj, Greqia nuk ka burimet e mjaftueshme njerëzore për të zbatuar projektet që lidhen me turizmin dhe sektorin financiar, pavarësisht se ka gjetur fondet nga BE për to. Konkretisht Greqisë sot i mungojnë 160.000 njerëz në sektorin e ndërtimit dhe 50.000 në turizëm.  Mungesë të theksuar për krahë pune ka edhe sektori i bujqësisë,i blegtorisë dhe akuakulturës ku nevojat llogariten në mbi 50.000 krahë pune,ndërsa sektori i ndërtimit pritet të hyjë në kolaps për shkak të mungesës punonjësish.

Një zgjidhje ad hoc është menduar të jetë rekrutimi i pensionistëve, ndërkohë që në ndërtim mendohet që të importohet krah pune nga jashtë.Kompania franceze “Egis” ka shprehur interes për t’u përfshirë në Greqi, edhe ajo në kërkim të stafit ngado.

Sipas Dhomës së Inxhinierëve të Greqisë vendit i duhen 10 000 inxinierë dhe 50 000 zanatçinj, ndërsa punëtorë të tjerë duhen 100 000. Mungesa të mëdha kanë edhe sektorë të tjerë të ekonomisë,ku mungesa e krahut të punës jo vetëm ka ngritur në maksimum çmimet, por kanë stopuar investime strategjike në fusha si ndërtimi i projekteve të mëdha infrastrukturore dhe komplekseve të mëdha turistike.

“Kemi përpara një sfidë të jashtëzakonshme, unike në histori, volum dhe sasi. Sektori i ndërtimit ka humbur pjesën më të madhe të burimeve të veta bazëike në pak vite: duhen njerëz me aftësi, përvojë dhe njohuri për të zbatuar këto projekte”, shprehet Giorgios Stasinos, kreu i Dhomës.

Qeveria greke po përgatit një draft ligjor për krijimin e programeve të posaçme për tu mundësuar emigrantëve të hyjnë në vend me viza pune,por duket se edhe ky program po vërtitet sirtarëve të burokracisë nëpër ministritë përkatëse.