Tritol “Range Rover-it” të pronarit? Forcat xhenio të RENEA-s zbarkojnë në pallatin që u përfshi nga flakët

107
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me zjarrin që përfshiu një pallat në Astir në orët e para të mëngjesit sot, ku u lënduan tetë banorë dhe u dogjën katër automjete.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe se shënjestër ishte njëra nga katër makinat e parkuara na garazhin e pallatit, e cila është në pronësi të vëllait të biznesmenit dhe ndërtuesit Sino Llanaj, Dritan Llanaj.

Njëherazi edhe pronar i pallatit.

Sino Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe i arrestuar disa herë. Shkak i kësaj ngjarje dyshohen të jenë konfliktet e familjes Llanaj për çështje pronësore.

Abc News raporton se në vendngjarje janë thirrur gjithashtu edhe ekspertë antieksplozivë të Reneas për të verifikuar nëse mjetit tip Range Rover ku ka nis edhe fillimisht zjarri, i është vendosur ose jo lëndë plasëse apo i është hedhur lëndë djegëse.