Sigal

Gjenden kufomat e 5 personave të tjerë në brigjet greke, viktima të zjarrit shkatërrimtar që ka përfshirë zona të tëra të kryeqytetit grek.

Një person i pestë është gjetur i vdekur në det pranë brigjeve të Artemidës, rreth 6 milje detare në jug të Rafinës. Ai është përshkruar si një njeri i moshës në mes të 60-tave dhe besohet se është mbytur ndërsa përpiqej të ikte nga zjarri vdekjeprurës që përfshiu të gjithë bregun lindor të Atikës.
Më herët, një fregatë e marinës helene gjeti trupat e tre grave dhe një fëmije në të njëjtën zonë.
Ndërkohë, autoritetet e portit dhe anijet private, janë në kërkim të dy turistëve danezë, të cilët ishin në mesin e një grupi prej 10 vetash duke u përpjekur të shpëtonin nga flakët në një varkë. Tetë nga pasagjerët u shpëtuan.

Raportet nga Mati, në veri të Rafinës flasin për viktima të tjera.

Televizioni Sky tregoi pamjet e makinave të djegura të ndaluara vetëm mbi një shkëmb, duke thënë se një numër njerëzish u gjetën të bllokuar midis flakëve dhe shkëmbit.
Një banor vendas u tha gazetarëve se ajo arriti të ikte nga flakët me vajzën e saj 3-vjeçare, sepse ajo e dinte një kalim nga zona e banimit të Matit drejt detit, rreth atij shkëmbi. Ato ja dolën të largohen me djegie të vogla.
Të tjerët nuk ishin aq me fat. Makinat e tyre janë gjetur të djegura ose gjysmë të djegura pranë shkëmbit.