Momente tmerri, rrufeja godet avionin e skuadrës gjermane

463
Sigal

Teksa klubi gjerman i Herthës së Berlinit ishte duke u kthyer në kryeqytet, pas triumfit ndaj Këlnit në ndeshjen e vlefshme të Bundesligës gjermane, avioni i tyre është goditur nga rrufeja.

Kjo ngjarje tronditi jashtë mase lojtarët dhe stafin drejtues të Hertës.

“Kishte një zhurmë të madhe dhe të bërtitura. U ndez një dritë e madhe dhe të gjithë e panë. Unë u frikësova.

Më vjen mirë që u ulëm në mënyrë të sigurt. Kurrë nuk e kam provuar diçka të tillë. Ishte një moment qesharak.

Na hyri frika deri në palcë. Fatmirësisht dy pilotët e drejtuan në mënyrë të sigurt avionin drejt Berlinit”, ka treguar një nga drejtuesit e klubit gjerman, Mikael Pritz për “Bild”.Fotoja kryesore është ilustruese.