Policia greke ka arrestuar në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes, 25 maj 2017, një shtetas shqiptar, dhe ka sekuestruar më shumë se 20 kilogramë kanabis.
26 vjeçari u ndalua në një zonë pyjore, pranë vendit të quajtur Kavasila, në distancë shumë të afërt nga kufiri shtetëror.
Ai akuzohet se bashkë me një person tjetër, që i shpëtoi arrestimit, po sillnin në Greqi 20,7 kg kanabis, të futur në dy çanta udhëtimi.
Duket se ata kishin kaluar kufirin në orët e mbrëmjes dhe i diktuan ndërsa po ecnin në këmbë në territorin grek.
Të premten, 36 vjeçari do të dalë para prokurorit, i akuzuar për trafik droge, por edhe për hyrje të paligjshme në Greqi