Më shumë se 55 kilogramë hāshash u gjetën në pronësi të një 25-vjeçari, i cili u arrestua në Selanikun perëndimor.
Ai është një shtetas shqiptar që, sipas policisë, është anëtar i një rrjeti të organizuar të importeve dhe trafikimit në territorin grek të sasive të mëdha të kānabisit.
Policia në rrethin Kilkis Paionia kishte informacione për veprimet e tij dhe pas një operacioni e arrestoi në Evosmos, duke ngarkuar tre çanta me 51 pako kānabis, me një peshë prej 55 kilogramësh dhe 126 gramë, në automjetin e tij.
Sasia e drogës ishte importuar nga Shqipëria nga anëtarët e rrjetit të drōgës pas një kalimi sekret të kufirit, ndërsa 25 vjeçari ishte marrësi përfundimtar i lëndës narkotike.