Greqi/ Moti i keq mbyll nesër të gjitha shkollat dhe kopshtet në Attikë

571
Sigal

Nesër do të mbyllen të gjitha shkollat në Attikë. Klasat fillore dhe gjimnazet, në bazë të vendimit të prefektit rajonal të Rena, Douro, për shkak të fenomeneve të jashtëzakonshme të motit, njoftojne mediat vendase.

Më herët shpallja u bë me vendimin e Zëvendës prefkti të Shtabit të Zonës Jugore, Christos Kapatain, që të mbyllen nesër të gjitha kopshtet në komunat Agios Dimitrios, Alimos, Argyroupolis Ellinikon, Glyfada, Kallithea, Moschato – Tavros, Nea Smyrny dhe Palaio Faliro, për të shmangur aksidentet.

Vendimet përkatëse për ndërprerjen e kurseve të arsimit fillor dhe të mesëm në të gjitha njësitë rajonale, në përputhje me dispozitat e nenit 186 të Ligjit 3852/2010 dhe nenit 4 të Dekretit Presidencial 79 / 2017 .