Greqi, me foshnjën në krah, nëna e Babis ia dorëzon Lydian nënës së Carolinës

223
Sigal

Këtë të martë në media është publikuar momenti kur nëna e babis 32 vjeçarit që vrau në mënyrë makabre gruan e tij 20 vjeçaren britanike, po dorëzon foshnjën Lydia tek nëna e Carolinës.

Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos me mbesën Lydia në krahë, e shoqëruar nga djali i saj, vëllai i Babisit, u futen në makinë për t’i dorëzuar mbesën e tyre.

Këta të fundit fituan dje kujdestarinë e përkohshme të foshnjës, e cila do të qëndrojnë me prindërit e të ëmës së ndjerë, Caroline Crouch.

Ndërkohë familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14, por vetëm në Alonissos.

Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së saj.

Ndërkaq kujtojmë se Babis, është arrestuar pak ditë më parë ku pranoi se mbyti gruan në mënyrë makrabre para një muaji dhe u mundua të fshihte krimin, duke sajuar një grabitje.

Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.