Greqi, goditet grupi shqiptaro-grek i trafikut të heroinës nga Shqipëria

470
Policia greke njofton shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, të përbërë nga grekë dhe shqiptarë.

Plot 21 persona kanë përfunduar në pranga, prej të cilëve 9 shqiptarë, ndërsa të tjerë janë grekë.

Shtatë persona të tjerë, katër prej të cilëve shqiptarë janë në kërkim nga policia. Rrjeti sillte heroine nga Shqipëria dhe e trafikonte në Korfuz dhe zona te tjera te Greqisë Perëndimore.

Vleresohet se rrjeti ka përfituar nga trafiku 480.000 euro.
Sigal