ILKPD “zhgradon” kandidatët e “Veting”-ut, ata që do bëjnë dekriminalizimin, nuk kanë rrëfyer pasuritë e tyre

667
Përparim HALILI

Kandidatët për anëtarë dhe drejtues në komisionet përkatës, janë pranuar pa kaluar në “filtër” sipas ligjit përkatës
Ndërkohë që Urdhri Nr. 475, datë 11. 05. 2017, i publikuar dje prej Kryeinspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, zotit Shkëlqim Ganaj, kaloi duke u konsideruar “akt burokratik formal”, i përsëritur çdo vit prej drejtuesit të këtij institucioni si “kujtesë” ndaj personave shtetërorë e privatë që detyrohen për të bërë deklarimin e pasurive, realisht është një urdhër që sipas ekspertëve të drejtësisë rrëzon totalisht procesin e deritanishëm të kandidimit, përzgjedhjes dhe emërimit të komisioneve që do të zbatojnë ligjin e “Veting”-ut. Pse? Argumenti ka lidhje me faktin, që sipas neneve nr. 3 dhe 3/1, të cituar në këtë urdhër, kreu i ILKPD deklaron, se emrat që kanë kandiduar dhe janë përzgjedhur nga radhët e gjyqësorit dhe shoqërisë civile apo sektorë të tjerë, nuk kanë zbatuar Ligjin Nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…” (të ndryshuar), duke u lejuar të aplikojnë, garojnë e përzgjidhen në këto struktura drejtuese e zbatuese të dekriminalizimit, pa iu kërkuar të deklarojnë paraprakisht pasuritë që disponojnë, referuar neneve 3 e 3/1 të ligjit përkatës, të miratuar 14 vite më parë dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, me Ligjin nr. 9475, datë 9.2.2006, me Ligjin nr. 9529, datë 11.5.2006, me Ligjin Nr. 85/2012, datë 18.09.2012, me Ligjin nr. 45/2014, datë 24.4.2014 dhe para 33 ditësh edhe me Ligjin nr. 42/2017, datë 06. 04. 2017! Këtë fakt, kreu I ILKPD e ka konstatuar dhe e ka publikuar dje si një denoncim zyrtar të plotë e të faktuar, me Urdhrin Nr. 475, datë 11.5. 2017. Po citojmë konstatimin dhe denoncimin e bërë me këtë urdhër, prej zotit Shkëlqim Ganaj, i cili përcakton edhe shkeljet e bëra, përkundrejt detyrimit ligjor për të deklaruar pasuritë që kanë vënë para, gjatë dhe pas ushtrimit të funksioneve publike. Çfarë ndodh në rastin konkret, kur procedurat e aplikimit, konkurrimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave drejtuese e ligj-zbatuese të komisioneve dhe strukturave të “Veting”-ut, janë kryer pa kaluar në “filtër”, vetë-deklarimi dhe verifikimi të pasurive të atyre që kanë kandiduar për këto struktura? Këto procedura, quhen të pavlefshme e për rrjedhojë gjithë procesi ripërsëritet, mbasi nuk është zbatuar kriteri kryesor i deklarimit dhe verifikimit të pasurive personale, familjare e deri tek lidhjet që përcakton ligji për deklarim, argumentim dhe verifikim të tyre! Ja çfarë ka zbuluar kryeinspektori Ganaj… Anëtarët e strukturave të “Veting”-ut, rezultojnë pa këto vetë-deklarime. Për rrjedhojë, nuk u është bërë verifikim pasurive aktuale të tyre, duke i lejuar në procesin e përzgjedhës, me vetë-deklarimet e vjetra të pasurive të para 3, 4 e 7 viteve, kur detyrim deklarues ishte vetëm personi, bashkëshortja dhe fëmijët në moshë madhore, që gjendeshin në përbërje të certifikatës familjare të Gjendjes Civile! Po ligji ç’thotë? Po Urdhri Nr. 475, datë 11. 05. 2017, i nxjerr dje prej kryeinspektorit Ganaj, çfarë detyron? Kujtojmë, që urdhri i djeshëm, ka shfuqizuar Urdhrin nr. 27 datë 13. 03. 2014, duke kaluar nga zbatimi i nenit 21 të ligjit, në zbatimin e neneve 3 dhe 3/1 të Ligjit Nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…” (të ndryshuar). Sipas këtij urdhri, subjekti deklarues apo personat e lidhur me të, detyrohen të plotësojnë formularin e duhur të deklaratës së interesave privatë, sipas llojit të detyrimit për deklarim ose sipas modelit të formularit, të miratuar nga Kryeinspektori i Përgjithshëm, publikuar në “Fletore Zyrtare” Nr. 107, datë 11 maj 2017. Po kështu, rezulton se subjektet deklaruese apo personat e lidhur me ta, nuk kanë nënshkruar të gjitha fletët e formularit të deklaratës së interesave privatë, kur detyrohet të pasqyrohen të dhëna të detajuara për çdo llogari apo pasuri fizike, ku kryesore janë burimet e pasurive, pakësimi dhe shtimi i tyre.



Sigal