Greqi, gjendet i vdekur 12-vjeçari shqiptar

469
Sigal

Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Rodos të Greqisë.

Mësohet se fëmija u gjet i vdekur ne zonën detare Zephyros të Rodosit dhe u dërgua me shpejtësi në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë e thuajse e pamundur rikthimi i tij në jetë.

Autoriteti Qendror i Portit i Rodosit, i cili kryen hetimin paraprak, urdhëroi rrethimin e vendit të ngjarjes.

Pritet autopsia e trupit të viktimës e cila do të përcaktojë shkaqet e vdekjes se 12-vjeçarit shqiptar.