Greqi, arrestohet shqiptari që plagosi 15 persona në lokal nate

527
Sigal

ATHINE – Pas katër ditësh kërkimi intensiv, policia greke ka arritur të vërë në pranga 31 vjeçarin shqiptar Arbër Bako i cili plagosi me armë zjarri kallashnikov 15 persona në një lokal nate në Athinë, mbrëmjen e së shtunës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave shqiptari është arrestuar në katin e nëndheshëm në një apartament të një miku të tij në Athinë në lagjen “Goudi”.

Po ashtu bëhet e ditur se së bashku me të është arrestuar edhe miku i tij, i cili sipas mediave greke është shqiptar, po identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Mësohet se forca të shumta policie si dhe një helikopter është angazhuar për arrestimin e shqiptarit 31 vjeçar.

Megjithatë pavarësisht kësaj, siç raportohet, Bako nuk ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit. Aktualisht ai po merret në pyetje lidhur me rrethanat e masakrës në zonën e Mikrolimanos në Athinë, ku shqiptari plagosi 15 persona. 

Prej katër ditësh policia greke ishte vënë në ndjekje të shqiptarit lidhur me masakrën në Mikrolimano, ku fotografia e shqiptarit ishte shpërndarë në të gjithë Greqinë dhe në pikat kufitare.


arber bako
(Në foto: Banesa në të cilën strehohej shqiptari Arbër Dako)

Arbër Bako 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë, akuzohet si personi i cili mbrëmjen e shtunës së 22 nëntorit, plagosi me kallashnikov 15 persona në një lokal nate.

Një ditë pas masakrës, mediat greke publikuan videon e kamerave të sigurisë, ku tregohej shqiptari i cili dilte nga lokali me armën e zjarrit në dorë.

​Dëshmitarët okularë deklaruan se shqiptari përpara se të qëllonte me breshëri, është shprehur “Sot të gjithë do të vdesin. Tani do të ketë gjak.” Po të njëjtët dëshmitarë, tregojnë se pas sulmit shqiptari, iku u largua me një automjet taksi, ku edhe shoferi i kësaj të fundit është shpallur në kërkim.  

Hetimet e para të policisë helene bëjnë të ditur se sulmi i shqiptari dyshohet të ketë ardhur pas debateve që autori pati me një vajzë me të cilën ndodhej në lokalin e natës. 
Ndërkaq, tashmë pas arrestimit, detaje të reja pritet të zbardhin ngjarjen si dhe rrethanat në të cilat ajo ndodhi. 
arber bako
​(Në foto: Banesa në të cilën strehohej shqiptari Arbër Dako)