Gjyshja shqiptare kapet me kokainë, laborator droge në dhomën e gjumit

545
Një e moshuar shqiptare u arrestua nga policia italiane me akuzën e trafikut të drogës.

Mediat italiane, raportojnë se bëhet fjalë për 64-vjeçaren me iniciale V.H gjyshe, por një grua e ve, qe prej vitesh kishte nënshtetësinë italiane.

64-vjeçares shqiptare në banese iu zbulua një laborator drogë, ku u gjet edhe kokainë.

E moshuara ishte rezidente ne Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si nje nga kryesoret e trafikut te drogës në sheshin Jesi.

Në dhomën e saj te gjumit, policia zbuloi më shumë se 60 gram kokainë, me një vlerë në treg, prej 7 mijë euro.

Disa doza kokainë ishin bere gati per t’u shitur dhe iu gjeten te fshehura nën jastek. Policia njoftoi se e tere dhoma e saj ishte përdorur për të fshehur aktivitetin që ajo kryente.

Ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me aktivitetin e gjyshes me origjinë shqiptare.
Sigal