Gjermania i dorëzon nëndetësen e dytë marinës egjiptiane

927
Gjermania i ka dorëzuar marinës egjiptiane nëndetësen e dytë, nga katër të porositura, shoqëruar me një ceremoni ushtarake në portin verior të Kielit.

Gjatë ceremonisë, Andreas Burmester, pjesëtar i bordit drejtues të prodhuesve “ThyssenKrupp Marine Systems”, foli rreth një projekti të fundit të cilin e cilësoi si një “kryevepër të inxhinierisë gjermane” .

Kryekomandanti i marinës së Egjiptit, nënadmirali Ahmed Khaled, theksoi rëndësinë e marinës jo vetëm për sigurinë në Lindjen e Mesme, por edhe për paqen botërore.

Nëndetësja e parë nga katër të porositura u dorëzua në muajin dhjetor.

Dy të fundit pritet të jenë gati deri në vitin 2021.

Kompania nuk ka zbuluar ende se sa kanë kushtuar nëndetëset, por gazeta lokale “Kieler Nachrichten” ka raportuar se katër nëndetëset mund të kenë kushtuar rreth 1 miliard euro.
Sigal