Gjirokastriti i vë flakën tokës së tij, por zjarri bën kërdinë. Digjen 6 dynymë shkurre

511
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ermal Isaraj, dyshohet se një ditë më parë i ka vënë zjarrin tokës së tij, në vendin e quajtur “LUFAT”, në fshatin Humelicë, por s’ka mundur ta kontrollojë dot.
Flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe prej gjashtë dylym me shkurre.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar 27-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal