Gjendet bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore, mijëra personave iu kërkohet evakuimi në Poloni

41
Sigal

Pas gjetjes së një bombe të Luftës së Dytë Botërore në Poloni, rreth 14 mijë persona që jetojnë në Lublin, iu është kërkuar që të evakuohen.

Sipas mediave të Polonisë, pas paralajmërimit kanë filluar evakuimet në orën 07:00 me kohën lokale, të cilat do të përfundojnë në orën 11:30. Të evokuarit dërgohen me autobusë në një stadium. Gjithashtu kopshtet e fëmijëve janë mbyllur sot.

Janë marrë masa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kanë nevojë për kujdes. Asgjësimi dhe heqja e bombës pritet të përfundojë para mesditës.