Gjenden 2.5 ton uranium në Libi, ishin zhdukur pranë kufirit me Çadin

94
Sigal

Forcat ushtarake të Libisë Lindore pranë gjeneral-majorit Khalifa Haftar kanë gjetur fuçi uraniumi që ishin zhdukur nga një objekt në Libi, zbuloi të mërkurën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Kreu i shërbimit për shtyp të forcave libiane, gjenerali Khaled al-Majoub, tha në një deklaratë se 10 fuçi uranium u gjetën pranë kufirit me Çadin, në një distancë “më pak se 5 kilometra” nga vendi ku mbaheshin.

Megjithatë, një video e publikuar veçmas nga ai tregon punëtorët që masin 18 fuçi.

Drejtori i përgjithshëm i IAEA Raphael Grossi tha të mërkurën se rreth 2.5 ton uranium natyral ishin zhdukur nga një magazinë në Libi dhe se agjencia e tij kishte nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e zhdukjes së materialit.

Libia braktisi programin e saj të armëve bërthamore në vitin 2003 gjatë ditëve të regjimit të Muamar Gadafit.