Gara mes republikanëve, Trump në Nevada siguron fitoren e tretë radhazi

486
Me një avantazh prej 42 përqind të votave, kandidati republikan për president Donald Trump ka fituar zgjedhjet në shtetin e Nevadas, duke forcuar pozitat e tij në garën e nominimeve brenda partisë.
Miliarderi tashmë ka tre fitore radhazi, pas atyre në New Hampshire dhe në Karolinën e Jugut. Senatori i floridas Marco Rubio u radhit në vendin e dytë me 25 përqind të votave kurse ai teksasit Ted Cruz në vendin e tretë. Në fjalimin para mbnështetësve, Trump u shpreh:
“Në fituam me ungjillorët, fituam me të rinjtë, fituam me të moshuarit, fituam me të arsimuarit dhe unë i dua shumë të paarsimuarit, fituam me njerëzit besnike e të zgjuar. E dini çfarë jam shumë i lumtur. Nëse dëgjoni ekspertët, ne nuk i bie të fitojmë shumë, por ne po fitojmë ne të gjithë vendin.”
Nevada, testi i parë i republikanëve në perëndim të Shteteve të Bashkuara, shtet me një popullsi të konsiderueshme latine, është vendimtare për procesin zgjedhor.
Hillary Clinton fitoi të shtunën në garën Demokratike të Nevadas, duke lënë pas rivalin e saj kryesor Bernie Sanders. Të shtunën e ardhshme, të dy kandidatët do të përballen në Karolinën e Jugut, teksa fushata e tyre është përqendruar në elektoratin me ngjyrë.
Sigal