Ministri Bushati në SHBA, takon shqiptarët e punësuar në OKB

521
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar në Nju Jork me Administratoren e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Helen Clark. Në takim u bisedua mbi bashkëpunimin e Shqipërisë me UNDP-në vecanërisht vitet e fundit, pasi vendi ynë është pjesë e programIt pilot të kësaj agjencie “Goal 16”. Bushati dhe Clark shprehën vullnetin për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në fushat e mirë-qeverisjes, zbatimit të shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit në funksion të zbatimit të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së. Në kuadër të vizitës së tij në Neë York, Ministri Bushati u takua me shtetasit shqiptarë të punësuar në OKB dhe koordinatorët e shkollave shqipe në Nju Jork dhe Nju Xhersei. Duke i falënderuar për punën e tyre për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për brezat e rinj, Ministri Bushati shprehu angazhim maksimal për të vijuar komunikimin me diasporën tonë dhe për të përmirësuar shërbimet që ofron shteti shqiptar në këtë drejtim.
Sigal