Gangsteri shqiptar foto nga qelia: I kemi të gjitha, veç femrat na mungojnë

779
Sigal

Tristen Asllani, i cilesuar edhe si baroni shqiptar i drogës që po kryen një dënim me 25 vite burg për trafik droge dhe armë-mbajtje pa leje, qëndron sfidues në qelinë e tij në burgun Wandsworth, shkruhet në një artikull të ‘The Evening Standard’.

Asllani dhe një i burgosur tjetër shihen në imazhet e postuara në një llogari në Instagram të quajtur ‘Shqiptari im në burg’
01asllani2901b
Ata mendohen se janë pjestarë të bandës të Londrës lindore të njohur si Hellbanianz.

Imazhet u postuan online me titullin: “Edhe pse brenda burgut i kemi të gjitha kushtet, ajo që na mungon janë vetëm femrat.”
gun
29 vjeçari Tristen Asllani u arrestua dy vite më parë pasi përplasi makinën në një dyqan në Crouch End ndërsa ndiqej nga policia britanike. Oficerët e policisë gjetën 21 kg kokainë në makinën e tij dhe armë.