Fregata greke u përplas me anijen turke/ Erdogan: Do të hakmerremi, çdo sulm do të paguhet me një çmim të lartë

265
Sigal

Në një kohë që raportet mes Greqisë dhe Turqisë nuk janë aspak të qeta, ditën e sotme presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka paralajmëruar Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj ‘Oruç Reis’ që po kërkon për naftë e gaz në Mesdheun lindor.

Kjo pasi Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.

Kujtojmë se tensionet mes dy palëve janë rritur pas fillimit nga Turqia të operacioneve të kërkimit në fillim të kësaj jave. Presidenti Erdogan ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijes eksploruese turke do të paguhet me një ‘çmim të lartë’.

“Një prej anijeve luftarake që shoqëronte anijen eksploruese Oruç Reis, ka marrë përgjigjen e duhur, për një sulm nga një fregatë greke. Nëse kjo vazhdon, ata do të marrin përgjigjen e merituar.”- u shpreh lideri turk.