Radha kilometrike, kjo është situata kaotike te sportelet e Kakavijës

56

Radhët kilometrike të krijuara prej ditësh në pikën kufitare të Kakavijës kanë krijuar kaos në sportele. Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale shikohet dyndje e madhe qytetarëve në këto sportele.

Një tjetër rrezik i shtuar në lidhje me këtë grumbullim është dhe përhapja e koronavirusit pasi qytetarët nuk janë të pajisur me maska.

Radhë të gjata janë shënuar dhe në Kapshticë ku shqiptarët presin në temperatura të larta për të kaluar kufirin, për tu drejtuar në vendet e punës.