Francë/ Kisha historike përfshihet nga flakët

504
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë.

Kisha historike e Saint-Sulpice e Parisit, e cila u përdor në filmimin e autorit amerikan Dan Broën, njohur për bestsellerin e ‘Kodit të Da Vincit’, ka marrë flakë për pak kohë të dielën.

Zjarrfikësit arritën që të mbajnë nën kontroll flakët dhe për fat të mirë askush nuk u dëmtua.

Zjarri nisi herët pasdite, kur katër vetë ishin brenda, me flakët që ngjiteshin, nëpër dyert e Kishës Katolike romake përpara se të përhapeshin në xhami, tha një zëdhënës i zjarrfikësve. Dëmi nuk është i qartë.