Francë, jep dorëheqjen ministri i brendshëm

469
Ministri i brendshëm i Francës, Bruno Le Roux ka dhënë dorëheqje nga posti i tij pasi prokurorët financiarë kishin hapur një hetim ndaj tij pas raportimeve se ministri kishte paguar nga fondet publike vajzat e tij në punën e tyre sezonale, gjatë muajve të verës
Hetimi, i nxitur nga një shfaqje televizive në të cilën shihet Bruno Le Roux duke pranuar se kishte përdorur fondet e asistencës parlamentare që t’i punësojë dy vajzat e tij si ndihmëse në sezonin e verës, njofton BBC.
Ishte raportuar se të dy bijat e tij ishin paguar në një total prej 55 mijë euro.
Sigal