FOTOT/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me trafik-ndarësen në Austri, ja sa persona janë plagosur

109
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Eugendorf të Austrisë, ndërsa raportohet për të paktën 19  të plagosur.

Referuar mediave austriake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:00 në drejtim të Vjenës, ndërsa autobusi që ishte nisur nga Kosova për në Hanover të Gjermanisë, është përplasur me trafik-ndarësen.

“U njoftuam se në orën 03:08 është përplasur autobusi me 28 persona pasagjerë.

Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të plagosur lehtë. Tre të plagosurit rëndë, tre janë dërguar në spitalet e Salzburgut”, ka thënë për mediat rajonale të Salzburgut, Hermann Gerstgraser, komandanti i autoritetit të shpëtimit të qarkut të Flachgau.

FOTOT/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me

FOTOT/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me

FOTOT/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me