Nuredin Dumani fundos porositësit e vrasjeve, SPAK në aksion/ Detajet e operacionit të bujshëm kundër “VIP-ave të krimit”

155
Sigal

Pasditen e së enjtes, në orën 13:00 SPAK ka njoftuar se do të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me masat e sigurim arresteve që janë nxjerrë nga SPAK.

Njoftimi vjen në një kohë kur një mega-operacion është nisur nga SPAK për arrestimin e “kokave” të bandave kriminale në vend.

Deri më tani raportohet se aksioni është shtrirë në të paktën pesë qytete, ndërsa urdhër arreste janë prerë për 32 persona. Në kërkim nga SPAK mësohet se janë edhe emra si ai i Talo Çelës apo Suel Çelës që njihen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan por jo vetëm.

Aksioni nga SPAK mësohet se është ende në vijim ndërsa ka nisur që nga orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Po ashtu në kërkim janë edhe Ervis Martinaj, dhe Kamer Mehja.

Në Elbasan, raportohet se rezultojnë me urdhër ndalimi edhe oficerë policie. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me bandat kriminale. Në këtë qytet mësohet se janë prerë 13 urdhër ndalimi.

Arrestimet në Elbasan po kryhen pas “zbërthimit” të Nuredin Dumanit në SPAK.

Ai mendohet se ka treguar për shumë ngjarje kriminale që fshihen pas emrit të tij. Dumani është akuzuar se përdorej nga bandat kriminale si vrasës me pagesë.