FOTO/ Itali, shqiptari qëllohet me thikë në qafë, në gjendje kritike për jetën

228
Sigal

Frikë për jetën e një shqiptari në Itali.

Pasditen e së shtunës, në qendrën historike të Ravenës, një 38-vjeçar shqiptar dhe një italian janë futur në një bar të në sheshin ‘Baraça’, ku edhe kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin.

Më pas ata kanë dalë nga lokali dhe papritur italiani ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe ka qëlluar shqiptarin në qafë.

Më pas ai është larguar me vrap.

E shpejtë ka qenë ndërhyrja e policisë dhe auto ambulancës në vendin e ngjarjes, duke e transportuar shqiptarin në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarje dhe po kërkon autorin e plagosjes së rëndë.