FOTO/ I riu shqiptar vritet nga një algjerian, 23-vjeçari u fut për të ndarë sherrin ku u përfshi shoku i tij

39
Sigal

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa mediat italiane raportojnë se i vrarë ka mbetur 23- vjeçari, Klajdi Bitri.

Raportohet se i riu shqiptar është qëlliar me shtizë (pushkë) peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

I riu shqiptar u vra teksa mbrojti një mikun e tij, i cili u përfshi në konflikt me autorin.

Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparësi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i afërmi i tij.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.

Pas vrasjes, autori u largua ndërsa u angazhuan shumë forca policie, që bënë të mundur kapjen e tij pas disa orësh.

FOTO/ I riu shqiptar vritet nga një algjerian, 23-vjeçari u fut

FOTO/ I riu shqiptar vritet nga një algjerian, 23-vjeçari u fut

FOTO/ I riu shqiptar vritet nga një algjerian, 23-vjeçari u fut