Fluksi i emigrantëve, Suedia vendos kontrolle të përkohshme në kufi

446
Suedia vendos kontrrolle të përkohshme pranë pikave kufitare për të kontrolluar fluksin e emigrantëve në vend.
Lajmi fillimisht u dha nga Kryeministri i vendit, Stefan Lofven, gjatë samitit të Maltës, e më pas ishte Ministri i Brendshëm, AndersYgeman, ai i cili konfirmoi masën e re të sigurisë duke argumentuar vendimin pasi të ardhurit e ri përbëjnë rrezik për sigurinë publike.
Kontrollet do të nisin në mesditën e së enjtes dhe do të vazhdojnë për 10 ditë.
Ndërkohë liderët e BE-së dhe të Afrikës vijojnë bisedimet në ditën e dytë të samitit në Maltë për masat që duhet të ndërmerren për përballimin e fluksit të emigrantëve.
Pritet që të firmoset një marrëveshje për caktimin e një fondi prej 1. 8 miliardë euro si fond emergjence për Afrikën.
Në këmbim të këtij fondi Europa prêt që vendet e Afrikës të ndalojnë fluksion e emigrantëve dhe të përshpejtojnë riatdhesimin e atyre që nuk plotësojnë kriteret e azilit.
Sigal