Fituese e çmimit Nobel për Letërsinë shpallet poetja amerikane, Louise Glück

282
Sigal

Çmimin Nobel për Letërsinë këtë vit e ka fituar poetja amerikane, Louise Glück. Ajo është e para amerikane që e fiton këtë çmim prestigjioz prej 27 viteve.

Glück e ka fituar çmimin për “zërin e saj poetik të pa ngatërrueshëm dhe bukurinë e vrazhdë të veprës, që e bën ekzistencën individuale, universale”.

Ky çmim i rezervohet personave që kanë “prodhuar në fushën e letërsisë, punët më të jashtëzakonshme në një drejtim ideal”.

Glück është një prej poeteve më të suksesshme amerikane. Ajo ka fituar gjithashtu çmimin Pulitzer dhe National Book Award.

Vitin e kaluar fitues i çmimit Nobel për Letërsinë ishte Peter Handke, që shkaktoi shumë polemika, për faktin se ka qenë mbështetës i serbëve në luftën jugosllave të 1990 dhe gjithashtu mbajti një fjalim në funeralin e famëkeqit Slobodan Milloshevic.