Finlanda do të rihapë kufijtë me fqinjët, por jo me Suedinë

45

Qeveria e Finlandës thotë se kufizimet për udhëtimin e lirë për në vendet fqinje do të hiqen nga e hëna, por Suedia nuk është e përfshirë.

Ministrja e Brendshme Maria Ohisalo tha se situata në Suedi, e cila ka miratuar më pak masa kufizuese për të frenuar Covid-19, ç’ka nuk “mundësoi heqjen dorë nga kufizimet”.

Kufijtë e vendit do të rihapen për njerëzit që udhëtojnë nga Norvegjia, Danimarka, Islanda, Estonia, Letonia dhe Lituania, por kufizimet do të mbeten në kufirin perëndimor me Suedinë, si dhe në kufirin lindor me Rusinë.

Qeveria thotë se grumbullimet publike të më shumë se 500 njerëzve do të lejohen që nga fillimi i korrikut nëse do të mund të zbatohet distancimi social.