Fenomen i rrallë në Itali/ Shfaqet ylberi në formën e buzëqeshjes

409
Sigal

Bashkë me shirat, një ylber i përmbysur u shfaq në zonën e Venetos në Itali.Ky fenomen i çuditshëm është vënë re dje në disa zona, pranë liqenit të Gardës. Në çdo rast, ylberi në formën e një buzëqeshje, është një tregues i ndryshimit meteorologjik.
Fotoja është publikuar nga ‘Meteo Caprino’ që jep parashikimin e motit.Sipas administratores së faqes, Nicola Bertolotto, ky fenomen është shkaktuar nga kristale të vogla akulli.
Ndërkohë në rrjetet sociale kjo foto është komentuar si shenjë që çdo gjë do të shkojë mirë.Ka edhe nga ata që tregohen mosbesues teksa thonë kanë rrotulluar foton që të duket e tillë.