Facebook merr masa të ashpra kundrejt postimeve për koronavirusin

571
Të gjitha postimet që do të publikohen në rrjetin social “facebook” , të cilat dezinformojnë publikun në lidhje me virusin kinez do të fshihen.
Sigal

Kjo lëvizje vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi emergjencën globale shëndetësore nga koronavirusi.

“Ne do të fshijmë të gjitha pretendimet false apo teoritë konspirative të cilat janë raportuar nga organizatat botërore të shëndetit apo autoritetet lokale”, thuhet në një deklaratë të Facebook. Sipas rrjetit më të madh social në botë, këto përmbajtje dezinformojnë përdoruesit, gjë që mund të sjellë “dëm fizik” tek ta.

Dezinformimi në lidhje me vaksinimet është shpërndarë shumë në mediat sociale vitet e fundit, duke përfshirë edhe një fushatë për të parandaluar vaksinimin nga poliomieliti në Pakistan dhe verdhëza në Amerikën Jugore. Kohët e fundit, Facebook ka qenë nën sulm për shkak të problemeve me privatësinë.