Evakuohet aeroporti i Sofjes, gjenden disa çanta të dyshimta

446
Pjesë të aeroportit ndërkombëtar të Sofjes u evakuan sot pasdite për shkak të gjetjes së disa çantave të dyshimta, ndërkohë që policia po ushtron kontrollet e rastit, njoftoi sot media bullgare.

Sipas televizioneve lokale janë ngritur dyshime të forta edhe për një kamion të vogël, i parkuar shumë pranë aeroportit. Me ndihmën e një roboti, policia po përpiqet të kuptojë nëse në brendësi të kamionçinës ka apo jo lëndë shpërthyese, me qëllimin për ta neutralizuar. Alarmi u dha pasi një qen antieksploziv i zjarrfikësve reagoi pranë kamionçinës.
Sigal