Europol ngre alarmin: Europa e përfshirë nga ‘vala e kokainës’

106
Sigal

Evropa është e përfshirë nga një “valë kokaine”, sipas Europol.

Agjencia e zbatimit të ligjit pranon se problemi është i madh është trafikimi i kokainës nga grupet kriminale të organizuara.

Të premten, ministrat e Drejtësisë nga gjashtë vende të Evropës Perëndimore u takuan në Amsterdam dhe u zotuan t’i bëjnë pikat e hyrjes si portet më të sigurta, pas problemeve të  trafikut të drogës.

“Për katër vitet e fundit, ne kemi parë konfiskime rekord në Evropën Perëndimore çdo vit radhazi, me të paktën më shumë se 240 ton kokainë të kapur në vitin 2021, të paktën, ndoshta edhe më shumë”, shpjegoi Jan Op Gen Oorth, shefi i komunikimit i Europol.

Zyrtarët e sigurisë kanë rënë dakord të forcojnë lidhjet me partnerët latino-amerikanë si Peruja dhe Kolumbia, ku OKB thotë se plantacionet e drogës janë rritur me të paktën 43% që nga viti 2020.

Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës dhe shumica e produktit përfundon në SHBA dhe Evropë.

Një raport i BE-së në maj fajësoi nivelet rekord të trafikut të drogës për shkaktimin e dhunës në të gjithë kontinentin.