Eskorta me mjete të blinduara, Messi viziton Egjiptin me masa të rrepta sigurie

382
Lionel Messi ka ngritur në këmbë të gjithë shtetin e Egjiptit pasi së fundmi ka vendosur të kryer një vizitë atje. Ylli i Barcelonës është shoqëruar me masa të rrepta sigurie me një eskortë prej 7-të makinash të blinduara dhe një ambulancë që e shoqëron argjentinasin në çdo vend ku ai dëshiron të shkojë.
Këtë vizitë, sulmuesi argjentinas e kishte planifikuar muaj më parë, mirëpo bombardimet që ndodhën në një katedrale të Kajros dhe së fundi humbja tronditëse nga PSG, ia shtyrë këtë vizitë.
Megjithatë ai udhëtoi në shtetin afrikan me një siguri maksimale, me eskortë të gjatë dhe nën mbrojtjen e policisë dhe ushtrisë egjiptiane.
Ndalesa e parë e Messit ishte te Piramidat e famshme të Egjiptit e më pas do të vizitoj edhe spitalet, aty edhe ku është qëllimi i udhëtimit të tij.
Sigal