Erërat e furishme përfshijnë Evropën perëndimore, paralajmërohen stuhi të tjera

150
Sigal

Disa nga shtetet Europiane si: Gjermania, Franca, Holanda dhe Belgjika janë goditur gjatë ditës së sotme nga erëra të fuqishme të cilat kanë përfshirë të gjithë territorin.

Sipas mediave të huaja rreth 2500 shtëpi franceze janë pa energji elektrike, madje janë ndalur edhe disa nga linjat e trenave.

Në Holandë, janë ‘shkulur’ disa nga tjegullat e çative dhe pemët në një lagje banimi në qytetin jug-perëndimor janë shpëtutur nga toka, duke plagosur në kokë rreth katër persona.

Ndërsa zjarrfikësit në Westerhoek, një qytet belg pranë kufirit holandez, thanë se ata ishin thirrur dhjetëra herë gjatë natës për t’u marrë me dëmet e stuhisë.

Çfarë ndodhi në Gjermani?

Shërbimi kombëtar i motit DWD paralajmëroi për erëra që variojnë deri në 105 km/h (65 mph) në veri dhe verilindje të Gjermanisë – duke paralajmëruar edhe shira të dendur dhe stuhi.

Autoritet kanë njoftuar pezullimin e të gjithë linjave të trenave të cilët udhëtojnë në distance të gjata.

Për shkak të stuhisë, trafiku i trenave në Gjermani është “kufizuar rëndë”, tha operatori hekurudhor kombëtar në Twitter.

Ndërkohë që në Francë shërbimi kombëtar france I motit ka paralajmëruar banorët për stuhi të fuqishme, madje në disa orë ju bën thirrje që ata të mos dalin jashtë.

Operatori i rrjetit të energjisë Enedis tha se angazhoi rreth 3,000 teknikë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike, me 250,000 shtëpi pa energji elektrike të enjten në mëngjes pasi pemët e rrëzuara rrëzuan linjat e energjisë.