Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar

335
Sigal

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan tha se ekzistojnë dëshmi të forta se vrasja Jamal Khashoggi, në konsullatën saudite në Stamboll ishte e planifikuar,

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin e vendit, Erdogan tha se vrasja e gazetarit saudit erdhi si pasojë e një operacioni të planifikuar paraprakisht dhe jo nga një incident.

Erdogan bëri thirrje që të dyshuarit për vrasje e tij të gjykohen në Stamboll.

Gjithashtu kërkoi nga Arabia Saudite të japë përgjigje se ku ndodhet trupi dhe se kush e urdhëroi vrasjen.

Erdogan konfirmoi se 18 persona janë arrestuan në Mbretërinë Saudite në lidhje me çështjen. Sidoqoftë, ai nuk lëshoi asnjë detaj për provat e mbledhura mbi vrasjen.

Si edhe nuk përmendi ndonjë regjistrim audio ose video të përmendur në mediat turke në ditët pas zhdukjes së gazetarit.

Presidenti turk tha se tre ekipe me 15 saudite erdhën në Stamboll në fluturime të veçanta në ditët dhe orët që pasuan vrasjen.

Ai lavdëroi mediat turke dhe ndërkombëtare për presionin e ushtruar mbi Rijadin lidhur me çështjen, duke thënë se e detyruan Arabinë Saudite të lejonte një hetim tërësor brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë fillimisht pohuan me forcë se Khashoggi ishte larguar nga konsullata.

Por më vonë ndryshuan versionin e ngjarjeve pas një hetimi të brendshëm dhe raportuan se gazetari vdiq si rezultat i një përplasje fizike brenda misionit diplomatik.