​Ëndrra shekullore e shqiptarëve për liri, Haradinaj dekoron Tony Blair

61
Sigal

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka akorduar ish-kryeministrit britanik Tony Blair medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”.

Kjo në shenjë mirënjohjeje për kontributin në ndalimin e gjenocidit, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e së drejtës së shqiptarëve për pavarësi.

Haradinaj ka thënë se kontributi i Blair për lirinë e popullit të Kosovës, është vetëm një dimension i lidershipit të tij të jashtëzakonshëm evropian dhe global, i cili tashmë ka hyrë në kapitullin e historisë britanike, shqiptare dhe botërore.

“Populli i Kosovës është përgjithmonë falënderues për mbështetjen dhe angazhimin e kryeministrit Tony Blair në realizimin e ëndrrës shekullore për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.