Ekzekutohet me 90 plumba kallashi biznesmeni shqiptar në Shkup

167
Sigal

Policia maqedonase thotë se në lidhjen me ekzekutimin e biznesmenit shqiptar, Kamer Idrizi mbrëmjen e së mërkurë në qytetin e Shkupit është duke hetuar në disa pista, ku kryesorja lidhet me konfliktet për shkak të aktiviteteve të paligjshme.

Idrizi, 43-vjeçar, sipas policisë është një person me precedentë penalë në të shkuarën, ndërsa në 2019 u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një atentati, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatike në drejtim të hotelit në pronësi të tij.

Mediat në Maqedoni kanë publikuar pamjet vendi i ekzekutimit të Idrizit. Mendohet se autorët kanë ndjekur dhe vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij, deri në momentin e atentatit, në parkingun e një restoranti.

Në momentin e vrasjes, Idrizi ka qenë në automjetin e tij së bashku me nipin, që mbeti i plagosur rëndë. Grupi hetimor ka gjetur plot 90 gëzhoja në vendin e ngjarjes. Dyshimet e para flasin për 2 ekzekutorë me armë kallashnikov. Pak kohë më parë, Kamer Idrizi kishte humbur edhe të vëllain.