E trishtë, qeni ngordh disa orë pas vdekjes së pronares së tij

502
Sigal

Fofò dhe Marianna Chessa ishin shumë të lidhur më njeri-tjetrin. Për 10 vite jetuan së bashku dhe ishin të pandashëm.

Por mesa duket fati ka dashur që të jenë pranë njëri-tjetrit edhe në botën e përtejme.

Pas vdekjes së papritur të Mariannas, qeni i saj Fofò ngordhi vetëm pak orë më vonë.

“Zoti krijoi këta shokë të njeriut për t’i ndihmuar në udhëtimin e jetës. Me shumë mundësi qeni nuk ka dëgjuar zërin e pronares së tij dhe ngordhi,”-tha prifti që mbajti meshën e lamtumirës për 70-vjeçaren nga Astucci, Itali.

Prifti rrëfeu para shumë njerëzve  historinë e pabesueshme të gruas dhe qenit të saj.

Fofò, një Maremë 12-vjeçare, pushoi së marri frymë vetëm disa orës pas vdekjes së Mariannas.

Ai u gjet i ngordhur në sheshin para shtëpisë, që ndodhej në një distancë të shkurtër nga kisha ku shumë herë shoqëronte pronaren e tij në shërbesat fetare.