E RËNDË/ Pacienti shqiptar qëllon me thikë infermieren greke dhe hidhet nga kati i katërt

258
Sigal

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e të hënës në spitalin Attica të Greqisë.

Një pacient shqiptar i identifikuar si Petro Çako 59-vjeç ka qëlluar me thīkë infermieren dhe më pas është hedhur nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdēkjen.

Policia greke po heton shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që gjendja e infermieres është stabilizuar.

Sipas mediave greke 59-vjeçari ishte i shtruar në spital pasi dyshohet se ka pasur probleme psikike.