Ermir Gjinishi: Votat e shqiptarëve dhe pavarësia e Malit të Zi

398
Sigal

 

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Malin e Zi, të pestat që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2006, vijnë në një situatë politike plottension ndërmjet shtetit dhe Kishës Ortodokse Serbe, midis të tjetrash edhepër shkak të Ligjit për Liritë Fetare i kundërshtuar fort nga kjo e fundit.Kundërshtare e Milo Gjukanovicit, Kisha Ortodokse Serbe me shpresë të një referendumi mbi pronësinë eKishës, po mbështet fuqishëm opozitën proserbe.E gjithë fushata këtë herë është përqëndruar në përpjekjen e Gjukanovicit për pavarësimin e Kishës Ortodokse Malazeze, nga ajo Serbe dhe akuzat për korrupsion të opozitës ndaj Gjukanovicit.

Zgjedhjet në Malin e Zi janë në fije të perit. Gjukanovici rrezikon të humbasë zgjedhjet dhe vendi të bjerë në duart e partive malazeze pro-serbe të cilat mbështeten nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Rusia.  Partia Demokratike e Socialistëve të Gjukanovicit DPS, qëndron prej 30 vitesh në pushtet falë koalicioneve me partitë e vogla të pakicave. Përtej kritikave për korrupsion, sundim partiak dhe deficencë në sundimin e ligjit, ajo ka arritur të gjarpërojë rrugëtimin e saj me sukses. Nga parti e afërt me Miloshevicin, DSP drejtoi ndarjen prej regjimittë Beogradit, pavarësinë e Malit të zi në 2006 dhe anëtarësimine Malit të Zi në NATOmë 2017-ën. Referendumi i viti 2006 ishte një arritje historie, por diferenca e vogël prej 1% midis forcave pro dhe anti-serbe, akoma vazhdon të kërcënojë të ardhmen e vendit.

Faktori shqiptar megjithëse përbën 5% të popullsisë, ka patur një rol vendimtar në garantimin e perspektivës Euro-Atlantike të malit të Zi. Por ai po t’kurret. Në zgjedhjet e viti 2006parlamenti malazez kishte 5 deputetë shqiptar, në 2009-ën ishin përsëri 5 deputetë, në 2012-ën ishin 4 deputetë, ndërsa në zgjedhjet e fundit të 2016-ës partitë shqiptare morën vetëm një deputet. Megjithatë, ishte pikërisht ky që vulosi fatin e qeverisë së Gjukanovicit. Genc Nimambeku nga Ulqini, qytet me 70.66% shqiptarë, garantoi të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.

Sot shqiptarët kanë vetëm 1 deputet. Ata janë të ndarë në 9 parti politike. Nga 24.000, numri i votuesve shqiptarë zvogëlohet çdo ditë për shkak të braktisjes së trojeve. Nëse i referohemi shifrave, çdo parti shqiptare nuk merr dot më shumë se 2000 vota mesatarisht, për pasojë asnjëra prej tyre nuk mund të fitojë një mandat si e vetme. Ndërkaq, numri i shqiptarëve që votojnë partitë jo-shqiptare është më i madh se ai që i takon mesatarisht një partie shqiptare.

Nga kjo përçarje ata kanë humbur dhe  qytetin e Ulqinit të cilin e drejton partia e Gjukanovicit. Edhe këtë herë spektri politik shqiptar nuk i tejkaloi mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme. Shqiptarët janë të ndarë me dy lista koalicionesh. Qoftë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme apoMinistria e Diasporës, nuk i kanë bërë bashkë shqiptarët. Me siguri, si gjithmonë kanë qenë të zënë me aktivitete më të rëndësishme “patriotike”. Roli i Qeverisë së Shqipërisë për të mbrojtur interesat e bashkëkombasve ka dështuar, madje referuar zhvillimeve të fundit mund të thuhet se nuk e ka fare si synim.

Tirana zyrtare u shfaq e përçarë edhe kësaj herë. Presidenti dhe opozita qartaziu bënë thirrje shqiptarëve për të votuar partitë shqiptare, ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, njëlloj si Zoran Zaev, i bëri thirrje serbisht e anglisht shqiptarëve dhe malazezëve për të votuar Gjukanovicin. Të kuptohemi qartë, Gjukanovici drejton një forcë pro-europiane në Malin e Zi, por shqiptarët janë i vetmi faktor që nuk ka lëvizur nga ky istikam madje edhe atëherë kur Gjukanovic ishte pjesë e Unionit Serbi-Mali i Zi. Shqiptarët janë garancia e integrimit euro-atlantik të Malit të Zi, prandaj dobësimi i tyre ngre pikëpyetje serioze mbi të ardhmen dhe opsionet strategjike të Qeverisë së Shqipërisë.

Thirrja e kryeministrit Rama për të mos votuar parti shqiptare, në pamje të parë duket sikur ndihmonGjukanovicin, por në fakt jo. Ajo prodhon tre situata. E para, që shqiptarët të demotivohen për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje dhe kjo automatikisht dëmton krahun pro-pavarësisë, sepse do të çojë në humbjen e 1 ose 2 deputetëve shqiptarëtë vlefshëm për të arritur numrat e duhur për qeverisje. E dyta, edhe nëse votojnë Gjukanovicin, kjo nuk është garanci që do të prodhojë një deputet më shumë për të. Pra, duke rrezikuar një deputet shqiptar, që do të ishte aleat i sigurtë i Gjukanovicit, ne rrezikojmë të humbim edhe atë që kemi. Dhe e treta, asgjësimi i shqipëtarëve si faktor politik në Malin e Zi. Me këtë formulë favorizohet opozita pro-ruse dhe pro-serbe e Vucicit.

Rënia e DSP-së së Gjukanovicit mund të çojë në shpërbërjen e Malit të Zi dhe rikthimin e Rusisë në Adriatik nëpërmjet Serbisë. E gjitha kjo po ndodh në të njejtën kohë që qeveria e Beogradit, e përkrahur nga qeveria e Tiranës, po shkon në Washington me plan për ndryshim kufinjsh, ndërsa Greqia po bën të njejtën gjë me ne në Jug. Pra, në të njejtin kohezion, me rrafshe të ndryshme, na paraqitet alternativa e ndryshimit të kufijve.Me pak fjalë, me përçarjen e votës shqiptare në Malin e Zi, i bëhet nder interesave Serbe dhe Ruse. Ajo është thikë pas shpine për të ardhmen e Malit të Zi. Prandaj, përgjigjja më e mirë dhe më e sigurtë ndaj këtyre lojrave të rrezikshme, anti-europiane, anti-perëndimore për të gjithëBallkaninështë vetëm një.

Shqiptarë, votoni për veten nëse doni pavarësinë e Malit të zi dhe vazhdimësinë e perspektivës euro-atlantike.