E rëndë në Siri/ Humbin jetën 8 fëmijë nën moshën 5 vjeç në kampin ku qëndronte Alvin Berisha. Al-Hol, mbahet në kontroll nga organizata terroriste YPG/PKK

234
Sigal

8 fëmijë nën moshën 5 vjeçe kanë humbur jetën në kampin Al-Hol që organizata terroriste YPG/PKK e mban nën kontrollin e saj në rajonin Al-Hasakah të Sirisë.

Mediat e huaja, kanë bërë të ditur se ata kanë vdekur  në datat 6-10 gusht, ku 4 prej tyre vdiqën se pasojë e kequshqyerjes, ndërsa të tjerët nga diarreja, pamjaftueshmëri e zemrës, hemorragji e brendshme dhe hipolglicemi.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Henrietta Fore në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen është shprehur se: UNICEF ka shqetësime të thella nga raportimet se në një periudhë më të shkurtër se një javë kanë humbur jetën 8 fëmijë nën moshën 5 vjeçe në kampin Al-Hol në verilindje të Sirisë.

 “Vdekja e çdo fëmije është tragjike. Kjo është edhe më tragjike në vdekjet e parandalueshme”, tha Fore.

Ndër të tjera ajo tha se masat e parandaluese për Covid-19 të cilat janë vendosur në kamp e përkeqësojnë edhe më keq situatën duke bërë thirrje që shërbimet shëndetësore brenda tij të rifillojnë përsëri.

Mediat e huaja kanë shkruar se në deklaratën e saj ajo nuk ka përmendur emrin e organizatës terroriste YPG/PKK e cila ka okupuar kampin.

Ajo informoi se pavarësisht të gjitha kufizimeve UNICEF dhe aleatët e tij do të vazhdojnë aktivitetet e ndihmës humanitare në kamp, pasi kushtet brenda kampit janë katastrofike.

Kampi, Al-Hol, i njohur ndryshe si “kampi i ferrit” u bë i njohur për publikun shqiptar pas historisë së vogëlushit Alvin Berisha.  11-vjeçari, qëndroi për plot 5 vite në Siri dhe historia e tij preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë.

Në moshën 6-vjeçare, saktësisht në dhjetor të 2014-ës, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që zgjodhi t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 kishte emigruar në Itali, ku edhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike. Alvin, mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri, në të cilin humbi jetën nëna e tij.