Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, ‘kërcet’ sherri mes të rinjve

270
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”. Disa të rinj janë konfliktuar. Sherri ka agravuar deri në përdorim e armëve prej tyre. Nuk bëhet me dije nëse ka të plagosur nga ngjarja në fjalë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.