Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Milano të Italisë pranë një qendre tregtare. Katër persona janë plagosur me thikë nga një 46-vjeçar.
Sipas mediave italiane, personi i paidentifikuar ka hyrë në qendrën tregtare me thikë dhe ka sulmuar disa persona për arsye ende të paqarta.
Ai është ndaluar menjëherë nga karabinierët. Si pasojë e plagëve, katër persona janë dërguar në spital me helikopter.
Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.






















